Kantautori italian, Toto Cutugno, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. I njohur për këngën e tij hit mbarëbotërore të vitit 1983, “L’Italiano”, kantautori u shua pas “luftës” së gjatë me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

 

Cutugno, emri i të cilit ishte Salvatore, dha frymën e fundit në Spitalin San Raffaele të Milanos.  I lindur në Toskanë nga një baba sicilian, Cutugno fitoi gjithashtu në vitin 1990 Eurovision Song Contest me këngën “Insieme: 1992”. Ai fitoi dy herë Festivalin e Këngës në Sanremo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";