minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shuhet ish-Presidenti grek/ Karolos Papulias ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare

0
Shuhet ish-Presidenti grek/ Karolos Papulias ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare

Ish-presidenti i greqisë, Karolos Papulias u shua në moshën 92-vjeçare.

 

Papulias shërbeu si president nga viti 2005 deri në vitin 2015.

 

Advertisement

Ai ishte një anëtar i rangut të lartë të partisë socialiste “PASOK”,  bashkëpunëtor i ish-kryeministrit Andreas Papandreu, ndërsa ka mbajtur poste ministrore.

 

Në 2007 këshilli i bashkisë së Gjirokastrës i dha titullin e lartë “qytetar nderi” për kontributin që ka dhënë në marrëdhëniet miqësore mes shqipërisë e greqisë.

 

Advertisement

Ish-presidenti grek njihet si një ndër personalitetet dhe politikanët që  ka kontribuar për shkrirjen e akujve mes dy vendeve në prag të përfundimit të luftës së ftohtë.

 

Për ndarjen nga jeta të Karolos Papulias ka reaguar edhe kreu i shtetit, Ilir Meta, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes dhe popullit grek.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit