minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Në Kosovë nuk do të ketë më pensione nën 100 euro

0
Në Kosovë nuk do të ketë më pensione nën 100 euro

Ministri i Financave dhe Transfereve në Kosovë, Hekuran Murati, ka thënë të mërkurën në një konferencë për media se në Kosovë nuk do të ketë më pensione nën 100 euro.

 

Vendimi për rritjen e pensioneve është marrë në mbledhjen e parë të Qeverisë së Kosovës, për këtë vit.

 

Advertisement

Në kuadër të Pakos së Qeverisë për Ringjallje Ekononike, autoritetet në Kosovë patën rritur pensionet në Kosovë, që ishin nga 75 deri në 90 euro, në shumën prej 100 eurosh.

 

Personat me aftësi të kufizuara kanë marrë pension prej 75 eurosh, ndërsa pensionet bazike, ato familjare dhe ato invalidore kanë qenë 90 euro.

 

Advertisement

“Si përqindje, rritja është 11 për qind për pensionet 90 euro, ndërsa për ato që kanë qenë 75 euro, rritja është rreth 33 për qind”, ka thënë Murati.

 

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria planifikon të bëjë ndryshime edhe në periudhën e dhënies së pensioneve.

 

Advertisement

Sipas tij, autoritetet mëtojnë që pensionistët të marrin të hyrat e tyre jo më larg se data 17 e muajit, duke filluar nga janari.

 

“Tani e tutje do të kemi pagesën e pensioneve në mes të muajit, kurse pagat në fund. Kështu sigurohemi që secila familje, që ka një pensionist, të ketë një likuiditet shtesë, pra marrin mjete shtesë. Me ato mjete mund ta shtyjnë muajin, pasi shumë familje kanë problem lidhjen e muajit me muaj”, ka thënë ai.

 

Advertisement

Në Ballkanin Perëndimor, pensionet më të vogla minimale janë në Kosovë, ndërsa më të lartat në Serbi./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit