
Vendimi i Bashkimit Evropian për të bllokuar hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sipas presidentit serb Aleksander Vuçiç ishte i padrejtë. Në një konferencë për shyp, kreu i shtetit serb vuri në dukje se ai do të jetë gjithmonë përkrah Tiranës dhe Shkupit.
ALEKSANDER VUCIC
PRESIDENT I SERBISË
Advertisement“Mendoj se nuk është një vendim i drejtë ndaj Tiranës dhe Shkupit. Ashtu siç nuk është e drejtë edhe për qytetarët dhe funksionarët që udhëheqin ato vende. Ata do të kenë mik të sinqertë në Serbi. Qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë u dëshiroj gjithë të mirat dhe jam i sigurt se ata, ashtu si ne, do të vazhdojnë me rrugën evropiane. Por ne e kuptuam mirë mesazhin, në duhet të ndërtojmë marrëdhënie më të afërta dhe të jemi më të fuqishëm. Ne nuk duhet të presim asgjë nga askush, duhet të besojmë në veten tonë dhe të çojmë parapara vendet tona.”
Sipas Vuçiç “mini-shengeni” do të rrisë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor.
“Unë besoj se ne do të marrim vendime mbi veprimin e përbashkët kundër katastrofave natyrore dhe se së bashku do të sigurojmë qarkullimin më të lehtë dhe më të shpejtë të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve, përmes inspektimeve fitosanitare dhe veterinare në pikat kufitare.”
Presidenti i Serbisë njoftoi se me 29 qershor do të zhvillojë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Zoran Zaev.