minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Negociatat nuk u hapën/ Vuçiç “ngushëllon” Tiranën e Shkupin: Keni një mik të sinqertë në Serbi

0
Negociatat nuk u hapën/ Vuçiç “ngushëllon” Tiranën e Shkupin: Keni një mik të sinqertë në Serbi

Vendimi i Bashkimit Evropian për të bllokuar hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë  dhe Maqedoninë e Veriut sipas presidentit serb Aleksander Vuçiç ishte i padrejtë. Në një konferencë për shyp, kreu i shtetit serb vuri në dukje se ai do të jetë gjithmonë përkrah Tiranës dhe Shkupit.

 

ALEKSANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISË 

Advertisement

“Mendoj se nuk është një vendim i drejtë ndaj Tiranës dhe Shkupit. Ashtu siç nuk është e drejtë  edhe për qytetarët dhe funksionarët që udhëheqin ato vende. Ata do të kenë mik të sinqertë në Serbi. Qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë u dëshiroj gjithë të mirat dhe jam i sigurt se ata, ashtu si ne, do të vazhdojnë me rrugën evropiane. Por ne e kuptuam mirë mesazhin, në  duhet të ndërtojmë marrëdhënie më të afërta dhe të jemi më të fuqishëm. Ne nuk duhet të presim asgjë nga askush, duhet të besojmë në veten tonë dhe të çojmë parapara vendet tona.”

 

 

Sipas Vuçiç “mini-shengeni” do të rrisë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor.

Advertisement

 

“Unë besoj se ne do të marrim vendime mbi veprimin e përbashkët kundër katastrofave natyrore dhe se së bashku do të sigurojmë qarkullimin më të lehtë dhe më të shpejtë të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve, përmes inspektimeve fitosanitare dhe veterinare në pikat kufitare.”

 

Presidenti i Serbisë njoftoi se me 29 qershor do të zhvillojë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Zoran Zaev.

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit