Nesër kalimi me karta identiteti/ Serbia: Marrëveshja nuk do të thotë njohje e Kosovës

Vetëm 24 orë para nisjes së zbatimit të marrëveshje për kartat e identitetit, në të gjitha pikat kufitare që çojnë nga Kosova në Serbi janë vendosur shënimet, në të cilat thuhet se mundësia e përdorimit të kartave të identitetit të Kosovës është bërë ekskluzivisht për arsye praktike, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

 

Beogradi është kujdesur të sqarojë se ky hap nuk duhet të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Posterat janë në gjuhën serbe dhe atë angleze për të sqaruar se tashmë dokumentet e Kosovës do të njihen edhe në Serbi. Në marrëveshjen e arritur për pak ditë më parë Beogradi ka vendosur të mos lëshojë më dokumente hyrje-dalje, siç ka ndodhur për vite me radhë.

 

Marrëveshja për kartat e identitetit mes Beogradit dhe Prishtinës u arrit me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara. Duke filluar nga nesër hyn në fuqi edhe vendimi i Prishtinës për targat, të cilin Aleksandër Vuçiç e ka quajtur të njëanshëm, por është detyruar të pranojë se kjo çështje ka mbetur pa zgjidhje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";