minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nis gjyqi për ish-krerët e UÇK/ Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi deklarohen të pafajshëm

0
Nis gjyqi për ish-krerët e UÇK/ Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi deklarohen të pafajshëm

Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së nisi sot në Dhomat e Specializuara në Hagë. Prokuroria pretendoi se katër ish-krerët e UÇK-së dhe ish-pjesëtarë të tjerë, kanë qenë pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale dhe se secili nga të pandehurit ka përgjegjësi personale penale.

 

Prokurori Alex Whiting theksoi se rasti ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka të bëjë me ta, e jo me gjithë UÇK-në.

 

Advertisement

ALEX WHITING

 

PROKUROR I SPECIALIZUAR

 

Advertisement

“Kjo çështje gjyqësore nuk kërkon të procedojë UÇK-në dhe nuk akuzon të gjithë anëtarët e saj. Akuzat ngrihen kundër katër vetëve. Shumica e anëtarëve të UÇK-së nuk kishin të bënin fare me krimet për të cilat është ngritur aktakuza”

 

Ai shtoi se kryerja e krimeve të pretenduara në aktakuzë janë bërë për pushtet, si në luftë ashtu edhe pas luftës.

 

Advertisement

Ndërkaq, prokurori i specializuar Matthew Halling, beri një historik se si u krijua UÇK-ja. Ai tha se Ushtria Çlirimtare buroi nga Lëvizja Popullore, që besonte se liria për shqiptarët mund të fitohej vetëm përmes forcës.

 

Ai po ashtu përmendi disa prej deklaratave të bëra nga të pandehurit më herët në media, lidhur me Shtabin e Përgjithshëm dhe vetë UÇK-në, duke prezantuar edhe intervista të dhëna për gazeta të ndryshme.

 

Advertisement

Në seancën gjyqësore ndodhen të pranishëm ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët njëzëri u deklaruan të pafajshëm.

 

 

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte, arrestime dhe ndalime të paligjshme, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si dhe për përndjekje, burgosje, e zhdukje me forcë të personave.

Advertisement

 

Prokuroria e Posaçme në Hagë thotë se krimet kundër civileve janë kryer në periudhën nga muaji mars i vitit 1998, deri në shtator të vitit 1999 dhe kanë ndodhur në disa zona anembanë Kosovës, si dhe në veri të Shqipërisë.

 

Prokuroria pretendon se pjesa më e madhe e 140 viktimave janë shqiptarë, por ka edhe serbë dhe romë të Kosovës.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit