minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nis kursimi i energjisë në Kosovë, ndërprerje deri në 6 orë në ditë

0
Nis kursimi i energjisë në Kosovë, ndërprerje deri në 6 orë në ditë

Nga e hëna, më 15 gusht, qytetarët e Kosovës do të përballen me reduktime të energjisë elektrike, ka bërë të ditur Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS).

Reduktimet, sipas KEDS-it, do të nisi nga ora 08:00 dhe konsumatorët do të kenë gjashtë orë energji elektrike dhe dy orë reduktime.

“Prej nesër, vendi do të furnizohet vetëm nga prodhimi vendor”, tha KEDS përmes një njoftimi të dërguar në orët e vona të së dielës.

KEDS u arsyetua se vendimi për reduktime është marrë për shkak se nuk ka mundësi financiare për blerjen e energjisë nga jashtë, pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare janë rritur shumë.

Advertisement

Njoftimi për nisjen e reduktimeve vjen pasi më 9 gusht, KEDS kishte kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) të shtrenjtojë tarifat e rrymës.

Muajin e kaluar, KEDS kishte paralajmëruar një dimër “shumë të pasigurt” për shkak të krizës energjetike që ka prekur Evropën.

Në njoftimin e 14 gushtit, KEDS tha se për shkak të rritjes së çmimeve të importit, kjo kompani dhe KESCO vitin e kaluar e kishin përmbyllur vitin me mbi 46 milionë euro humbje.

Edhe vitin e kaluar, Kosova është prekur nga kriza energjetike, teksa konsumatorët janë përballur me reduktime dhe shtrenjtim të tarifave.

Advertisement

Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B mund të prodhojë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, gjatë dimrit, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë.

Në Kosovë, rreth 94 për qind e energjisë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 nga burimet e ripërtërishme sikurse hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit