minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nisin bisedimet për qeverinë e re/ Mocion mosbesimi edhe ndaj kreut të parlamentit malazez

0
Nisin bisedimet për qeverinë e re/ Mocion mosbesimi edhe ndaj kreut të parlamentit malazez

Në Mal të Zi kanë nisur bisedimet për formimin e qeverisë së pakicës, ndërsa opozita ka dorëzuar një mocion mosbesimi edhe ndaj kryetarit të parlamentit, Aleksa Beçiç, i cili do të votohet këtë të hënë.

 

Njëkohësisht kryetar i demokratëve malazezë të cilët votuan kundër rrëzimit të qeverisë, Aleksa Beçiç i konsideron zhvillimet politike në vend si pjesë e një skenari të presidentit aktual, Milo Gjukanoviç.

 

Advertisement

ALEKSA BEÇIÇ

KRYETAR I PARLAMENTIT, MAL I ZI

 

“Fakti që partia me më pak deputetë në kuvend e cila ishte në pushtet, rrëzoi qeverinë, përbën një absurd historik në skenën politike të vendit tonë. Sigurisht që në këtë skenar është e përfshirë Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Milo Gjukanoviç, e cila ka mbajtur pushtetin në Mal të Zi për më shumë se tri dekada.”

Advertisement

 

Ndërsa deputeti shqiptar, Fatmir Gjeka njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, vlerëson se janë krijuar kushte të reja për integrimin evropian të vendit.

 

FATMIR GJEKA

Advertisement

KRYETAR, PARTIA DEMOKRATIKE

 

“Mendojmë të ecim me hapa përpara drejt integrimit evropian duke marrë parasysh se këtë vit kemi humbur me një qeverisje të gabuar. Kemi marrë raportin më të keq qëkurse kemi filluar bisedimet me BE-në, kështu që duhet të bëjmë shumë përpjekje në këtë drejtim”.

 

Advertisement

Partitë proserbe e cilësojnë rrëzimin e qeverisë si një veprim kundër vullnetit zgjedhor në Mal të Zi. Sipas Dritan Abazoviç, ato do të lihen jashtë qeverisë së re të pakicës, e po ashtu edhe Partia e Milo Gjukanoviç.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit