minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Nuk ka dorëzim”/ Vuçiç reagon për situatën në veri të Kosovës, takohet me gjeneralët

0
“Nuk ka dorëzim”/ Vuçiç reagon për situatën në veri të Kosovës, takohet me gjeneralët

Rritja e masave të sigurisë në veri të Kosovës ka vënë në alarm Beogradin. Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç deklaroi se policia nuk ka të drejtë të shkojë në veri dhe se Serbia do të shqyrtojë dërgimin e forcave të saj të sigurisë në Kosovë.

 

PETAR PETKOVIÇ

 

Advertisement

DREJTORI I ZYRËS PËR KOSOVËN

 

Albin Kurti vazhdoi me veprime të paligjshme dhe të dhunshme me qëllim pushtimin e veriut të Kosovës. Beogradi do të shqyrtojë kthimin e deri në 1000 pjesëtarëve të forcave tona të sigurisë në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244.

 

Advertisement

Petkovic theksoi se forcat speciale nuk kanë të drejtë të jetë të jenë të pranishëm në veri. Ndërkohë, presidenti Vucic është takur me ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë.

 

Natën dhe ditën me ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Milan Mojsiloviç. Nuk ka dorëzim”, – ka shkruar Vuçiç në rrejtet sociale.

 

Advertisement

Retorika për mosdorëzim të serbve është e njohur për Vuçiç i cili edhe me herët ka pohuar se serbët nuk do ti binden Prishtinës. Madje pas dorëheqjeve masive nga institucuonet e Kosovës, presidenti serb dekoroi disa prej atyre që u larguan.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit