minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Opozita në Shkup themelon “Vlen” partitë shqiptare bashkohen për zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale

0
Opozita në Shkup themelon “Vlen” partitë shqiptare bashkohen për zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale

Partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë firmosur një deklaratë bashkëpunimi për tu bërë bashkë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, që mbahen në 8 maj.

Liderët e opozitës,  Bilall Kasami i “Lëvizjes Besa”, Izet Mexhiti i “Lëvizjes Demokratike”, Arben Taravari i “Aleancës për Shqiptaret” dhe Afrim Gashi i “Alternativës” u themeluan koalicionin opozitar që do quhet “Vlen”.

“Bashkimi po hedh themelet e një epoke të re mes partive shqiptare në vend, duke shfaqur një unitet të përbashkët për të përballuar sfidat dhe për të ndërtuar një vizion të përbashkët për të ardhmen e shqiptarëve në vend”, thuhet në deklaratën e nënshkruar në Shkup.

Deklarata e përbashkët u firmos edhe nga Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, si përfaqësues i lëvizjes Vetëvendosje.

Advertisement

Kjo parti do të ketë anëtarë të saj në listat zgjedhore të votimeve të 8 majit në Maqedoninë e Veriut. Nga opozita, kreu i Aleancës për shqiptarët Arben Taravari shpalli disa ditë më parë kandidaturën për president.

“Unë s’dua më të përmend kundërshtarë politikë, ne do ta bëjmë betejën politike me një sistem të kalbur 22-vjeçar që i mërgoi shqiptarët, i nënçmoi shqiptarët në çdo aspekt, e prishi dhe shkatërroi të gjithë sistemin e vlerave që ekzistonin te shqiptarët. Prandaj, kundërshtari jonë është sistemi i kalbur. Lëvizja po vjen, Lëvizja do ta sjellë ndryshimin më 8 maj’, thotë Arben Taravari, kryetar i Aleancës për shqiptarët.

Partitë kanë afat të shpallin kandidaturat për president deri më 19 mars. Zgjedhjet do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit