Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris.

Osmani tha se ka biseduar me nënpresidenten Harris për çështjen e strehimit të qytetarëve afganë, të cilët kanë ikur nga talibanët.

“Nënpresidentja Harris theksoi se SHBA-ja është thellësisht mirënjohëse ndaj Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë dhe gatishmërinë e bujarinë e treguar për mikpritjen e mijëra qytetarëve afganë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Osmanit.

Kosova ka shprehur gatishmërinë që të strehojë përkohësisht rreth 2.000 afganë, të cilët kanë bashkëpunuar me forcat e SHBA-së dhe NATO-s. Deri më tani në Kosovë janë strehuar rreth 500 afganë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë kësaj bisede telefonike, po ashtu është diskutuar për çështjen e pandemisë, ku Osmani ka shprehur falënderimin për donacionin prej mbi gjysmë milion doza të vaksinave Pfizer, që SHBA-ja ka nisur të dërgojë në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka ftuar numrin dy të SHBA-së, Kamala Harris që ta vizitojë Kosovën, ku “dy lideret u pajtuan që të takohen personalisht së shpejti”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të premten, më 3 shtator, Radio Evropa e Lirë raportoi se ka nisur dërgimi në Kosovë i mbi gjysmë milion vaksina Pfizer, donacion nga SHBA-ja.

Ky donacion do të vijë në Kosovë përmes programit COVAX, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë./ Rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";