minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Osmani dhe Kurti ftojnë krerët e partive politike për diskutim pas zgjedhjeve

0
Osmani dhe Kurti ftojnë krerët e partive politike për diskutim pas zgjedhjeve

Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar të enjten krerëve të partive politike në Kosovë që të zhvillojnë takime rreth formimit të institucioneve.

Në disa letra të publikuara nga Arlind Manxhuka nga kjo parti, kryetari i LVV-së Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, kanë thënë se është shumë e rëndësishme të ecet tutje, pas reflektimit të vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Letrat u janë dërguar krerëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe atyre të komuniteteve.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit Vjosa Osmani, e cila ka garuar në kuadër të listës së Vetëvendosjes, ka fituar më së shumti vota, përkatësisht 300.788.

Advertisement

Ajo aktualisht është kandidate për këtë pozitë.

Albin Kurtit i është pamundësuar gara për shkak të një dënimi të shqiptuar në tre vjetët e fundit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur më 4 mars rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, duke siguruar 58 ulëse në legjislaturën e re.

Advertisement

Sipas rezultatit përfundimtar, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse në kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës, 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë deputetë.

Për formim të Qeverisë në Kosovë duhen të sigurohen 61 vota në Kuvendin e Kosovës.

Kurti ka thënë se qeverinë synon ta formojë me disa parti të komuniteteve joserbe.

Sa i përket pozitës së presidentit, kandidatët për këtë pozitë duhet të kenë 80 vota për të fituar ulësen në presidencë./ REL

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit