minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Papa Françesku paralajmëron vizitë në Prishtinë

0
Papa Françesku paralajmëron vizitë në Prishtinë

Papa Françesku ka njoftuar se mund të zhvillojë një vizitë në Kosovë. Lajmin e rëndësishëm, Papa Frençeku e dha gjatë një interviste për revistën spanjolle Vida Nueva.

 

Jemi duke punuar për vizitë në Kosovë, por asgjë nuk është vendosur”, tha Papa Françesku.

 

Advertisement

Ai po ashtu ka paralajmëruar vizita në Argjentinë, si dhe Uruguaj.

 

Në këtë intervistë, Papa Françesku zbuloi se ai po konsideron emërimin e një “përfaqësuesi të përhershëm” për të “shërbyer si urë” midis Rusisë dhe Ukrainës, në të njëjtën kohë që ai njoftoi se i dërguari i tij special për të ndërmjetësuar luftën do të udhëtojë në Pekin, duke pasur parasysh se tashmë ka vizituar Kievin, Moskën dhe Uashingtonin.

 

Advertisement

Aktualisht Papa po zhvillon një vizitë në Lisbonë, në kuadër të Ditës Botërore të Rinisë dhe më pas do të udhëtojë në Mongoli midis 31 gushtit dhe 4 shtatorit.

 

Papa do të vazhdojë turin e tij, pasi do të marrë pjesë në Marsejë, Francë, në takimet mesdhetare, më 22 dhe 23 shtator.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit