Kjo e hënë e ka gjetur më të qetë se ditët paraardhëse komunën veriore të Kosovës, Zveçanit.
Raportohet se pas shumë ditësh protestash dhe incidentesh fillimi i kësaj jave ka bërë që Zveçani ‘të zgjohet’ pa zhurmën e tubimeve.
Advertisement
Megjithatë REL raporton se para objektit komunal të Zveçanit janë parë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.
Këta të fundit kanë qenë prezentë dhe më herët në protestat e mbajtura nga serbët e Kosovës.
Advertisement
Ata protestojnë kundër vendosjes në godinat komunale të krerëve të zgjedhur në 4 komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Nga ana tjetër, ndërkombëtarët kanë kërkuar përsëritje të zgjedhjeve, ku të ketë dhe pjesëmarrja të serbëve, të cilët bojkotuan zgjedhjet.
Advertisement