Përçarja jep efekte negative/ Shqiptarët, vetëm një deputet në parlamentin serb

Presidenti serb Alexandër Vuçiç ka siguruar mandatin e dytë në krye të shtetit, duke grumbulluar më shumë se 60% të votave që në raundin e parë.

 

Mes tetë kandidatëve, i dyti u radhit Zdravko Ponos me 17 përqind të votave. Në fjalimin e fitores, Vuçiç deklaroi se do të ruajë marrëdhëniet e mira me Rusinë por edhe neutralitetin ushtarak.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ALEKSANDER VUÇIÇ

 

PRESIDENT I SERBISE

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne duhet të shikojmë se çfarë të bëjmë për naftën, negociatat për gazin janë në vijim. Dhe ajo që është e rëndësishme si për evropianët, ashtu edhe për rusët dhe amerikanët, ne do të vazhdojmë politikën e neutralitetit ushtarak. Gjendemi para sfidave të mëdha. Por më e rëndësishmja për Serbinë janë marrëdhëniet e mira me vendet fqinje dhe që rruga jonë europiane të vazhdojë më tej.”

 

Ndërkohë në parlament do të futen 12 lista zgjedhore, pesë prej tyre nga pakicat. Partia e Vuçiç, sipas rezultateve paraprake ka fituar 44% të votave, ndërsa aleanca opozitare që bashkoi partitë e majta dhe të djathta arriti vetëm 13% të votave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të përfaqësohen në parlamentin serb me vetëm 1 deputet. “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, i cili kryesohet nga Shaip Kamberi, ka grumbulluar rreth 0.3 % të votave.

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë, pasi rreth 6,000 shqiptarëve në Serbi i është mohuar e drejta për të votuar nga parregullsitë me sistemin e adresave të banimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";