Kosova përkujtoi sot masakrën e Krushës së Madhe të 25 viteve më parë kur forcat serbe vranë dhe masakruan rreth 240 shqiptarë të Kosovës .

Me këtë rast në Rahovec u inagurua muzeu me të njëjtin emër për të cilin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se do të shërbejë si gardian i së vërtetës për brezat e ardhshëm.

Ndërsa ambasadori i SHBA në Prishtinë, Jeff Hiovenier u shpreh se muzeu do të mundësojë që faktet historike të mos tjetërsohen.

“Ky muze do të ndihmojë të gjithë ata që vijnë ta shohin, ta mësojnë atë që ne tashmë e dimë. NATO-ja veproi pikërisht për shkak të krimeve të tmerrshme si ky që kishte ndodhur këtu. Të njëjtën ditë, sekretarja e atëhershme e shtetit, Marilyn Albright tha: e kemi të pamundur të negociojmë”, tha Hovenier.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të pranishëm në ceremoninë e inagurimit të muzeut ishin gjithashtu zyrtarë të laertë të shtetit, ambasadori i shqipërisë Petrit Malaj dhe ai i gjermanisë Jorn Rhode. Masakra e Krushës së madhe është një nga krimet më mizore të ushtrisë serbe dhe nisi një ditë pas ndërhyrjes së NATOs në ish jugosllavi.

Trupat e më shumë se 60 vitkimave të kësaj masakre rezultojnë ende të zhdukur./vizionplus.tv