minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Politikani serb kundër Vuçiç/ Stojkoviç: Djaloshi “rus” bën gjithçka për të krijuar tensione

0
Politikani serb kundër Vuçiç/ Stojkoviç: Djaloshi “rus” bën gjithçka për të krijuar tensione

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç përdor çdo mjet për të krijuar tensione në mënyrë që pajtimi me Kosovën të mos ndodhë.

 

Kështu thotë në një intervistë për Kosova Press politikani dhe avokati serb, Cedomir Stojkoviç.

 

Advertisement

“Në përgjithësi, unë shoh që Aleksandër Vuçiç dëshiron të përdorë çdo burim që ka për të krijuar tensione dhe për të ndalur pajtimin, sepse nëse krijojmë pajtim mes popujve tanë, atëherë politikanët si Aleksandër Vuçiç do të humbasin publikun e tyre dhe askush nuk do të votojë për ta. Pra, ai ka nevojë për tensione për të shpëtuar pushtetin”.

 

Stojkoviç e akuzoi presidentin Vuçiç  për lidhje te forta me Rusinë.

 

Advertisement

“Ai ulet vetëm në një karrige që nga fillimi dhe kjo është karrigia ruse dhe gjithçka tjetër është vetëm një maskë, është vetëm një gënjeshtër, është thjesht mashtrim. Ai është djaloshi rus, ai është njeriu rus dhe të gjithë e pamë këtë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ajo që duhet të bëjmë në Serbi është t’u tregojmë partnerëve perëndimorë fytyrën e vërtetë të Aleksandër Vuçiçit, tani është e lehtë, Perëndimi po e kupton gjithnjë e më shumë se kush është ai. Pra, kjo është gjithçka që duhet të themi për të”

 

Në intervistën për KosovaPress, Stojkoviç flet edhe për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi dhe thirrjet e serbëve për të kthyer ushtrinë në Kosovë.

 

Advertisement

Ai shprehet i pakënaqur me mënyrën se si bashkësia ndërkombëtare sillet me Serbinë, ndërkohë që ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Sipas avokatit serb, një regjim i tillë antidemokratik si i Vuçiçit duhet të jetë nën sanksione të Perëndimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit