Nën dyshim për inskenimin e vrasjes së bashkëshortes, Naim Murseli, së bashku me dy të arrestuarit e tjerë pritet të dalin këtë të dielë para Gjykatës Themelore të Prishtinës. Seanca është parashikuar të nisë në ora 09:30.

 

Naim Murseli dyshohet se porositi vrasjen e të shoqes, akt kriminal që u krye nga Granit Plava. Ky i fundit gjithashtu është vënë në pranga dhe sot do të dalë para togave të zeza. Po ashtu, në pranga ka rënë dhe një person i tretë, i dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngjarja e rëndë shokoi mbarë opinionin publik, ndaj përpara nisjes së seancës gjyqësore është parashikuar edhe një protestë simbolike nga organizata që mbrojnë të drejtat e grave.

 

Liridona Ademaj u ekzekutua me një plumb nga Granit Plava, të cilin kamerat e sigurisë e kanë fiksuar duke u takuar me bashkëshortin e të ndjerës, para se ngjarja të kryhej.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";