minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Porositi vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli pranon krimin para policisë

0
Porositi vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli pranon krimin para policisë

Naim Murseli ka pranuar para autoriteteve të Kosovës se ka paguar para për vrasjen e gruas së tij Liridona Murselit.

 

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës fillimisht u raportua si vrasje gjatë grabitjes, por pas kapjes së autorit të dyshuar historia mori tjetër rrjedhë.

 

Advertisement

Para autoriteteve të Kosovës, Mursili raportohet se ka konfirmuar dyshimet që shumë i kishin që në momentin e parë të ngjarjes.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, këshilltari i ish- presidentit Behgjet Pacolli, ka pranuar se ka paguar para për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli.

 

Këtë e pranoi më së pari autori i dyshuar i vrasjes, tashmë edhe ai i arrestuar së bashku me Naim Murselin. Granit Plava ka deklaruar para policisë së Kosovës se është paguar (ose i janë premtuar) nga bashkëfshatari i tij, Naim Murseli plot 30 mijë euro për t’i vrarë gruan.

Advertisement

 

Ngjarja e dy ditëve më parë dyshohet se u inskenua që të ngjante si grabitje. Liridona Murseli u vra në sytë e dy fëmijëve të saj dhe në sy të bashkëshortit, i cili dyshohet se është ai që pagoi për ta parë të vdekur.

Megjithatë, në këtë ngjarje që i ngjan një skenari filmash, mister ende mbetet motivi se përse Naim Murseli e donte të vdekur gruan e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit