minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Presidenti bullgar: S’e heqim veton ndaj Maqedonisë së Veriut/ E pëson edhe Shqipëria

0
Presidenti bullgar: S’e heqim veton ndaj Maqedonisë së Veriut/ E pëson edhe Shqipëria

Presidenti aktual bullgar, Rumen Radev ka siguruar një mandat të dytë pesëvjeçar, duke mundur me 66 përqind të votave kundërshtarin Anastas Gerdzhikov në balotazhin e 21 nëntorit.

 

Në deklaratën e fitores, Radev nuk ngurroi të përsërisë edhe njëherë qëndrimin ndaj Shkupit duke thënë se vetoja nuk do të hiqet.

 

Advertisement

RUMEN RADEV

PRESIDENT I BULLGARISE

“Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat kombëtare posaçërisht kur bëhet fjalë për identitetin dhe historinë bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë përtej kufirit.”

 

Advertisement

Presidenca në Bullgari ka rol kryesisht ceremonial, por ofron një platformë të fuqishme për të ndikuar në opinionin publik. Roli i tij fiton peshë në kohë krize politike, kur kreu i shtetit mund të emërojë kabinete të përkohshme.

 

Sakaq liderët e tre partive  “Vazhdojmë me ndryshimet”, “Bullgaria Demokratike”, “Partia Bullgare Socialiste” dhe “Ka popull të tillë” kanë rënë dakort që të nisin bisedimet për formimin e qeverisë, e cila do të zëvendësojë kabinetin teknik të Stefan Janev.

 

Advertisement

Zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale që u mbajtën gjatë muajit nëntor, i dhanë fund krizës politike disamujore në vendin e kritikuar gjerësisht për korrupsion.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit