minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Profili i presidentit të ri malazez/ Nga shkollimi në Oksofrd tek nisja karrierës politike si ministër ekonomie

0
Profili i presidentit të ri malazez/ Nga shkollimi në Oksofrd tek nisja karrierës politike si ministër ekonomie

Vetëm 36-vjeç, Jakov Milatoviç ia doli të rrëzojë nga pushteti Milo Gjukanoviç, pas më shumë se 3 dekadash.

 

Por kush është Jakov Milatoviç?

 

Advertisement

Jakov Milatoviç lindi në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, në dhjetor të vitit 1986. Ishte i njëjti vit kur Gjukanoviç iu bashkua presidencës së Lidhjes Socialiste të Rinisë së Jugosllavisë, për t’u katapultuar më pas në një karrierë politike rekord, të cilës do t’i jepte fund pikërisht Presidenti i sapozgjedhur, Milatoviç.

 

Milatoviç studioi fillimisht për Ekonomi në Universitetin e Podgoricës, e më pas në Universitetin Shtetëror të Illinoisit në SHBA, në Vjenë dhe Romë. Diplomën në nivelin master në ekonomi, ai e mori në Oksford.

 

Advertisement

36-vjeçari e nisi karrierën politike në 2020 dhe u bë për herë të parë ministër i Ekonomisë në Qeverinë teknike të kryeministrit Zdravko Krivokapiç, ku iu bashkua edhe ministri i Financave, Millojko Spanjiç dhe të dy shumë shpejt treguan se kishin aftësi të fitonin simpatinë e populistëve.

 

Spajiç dhe Millatoviç ishin arkitektë të një skeme ekonomike të quajtur “Europa Tani”, e cila në qershor të vitit 2022, me Spajiç si kryetar dhe Millatoviç si zëvendës, u kthye në parti politike. Jo shumë kohë më vonë, Millatoviç kaloi në krye të kësaj partie dhe u fut në garë për zgjedhjet presidenciale.

 

Advertisement

Si kandidat, ai përdori përvojën e tij në ekonomi dhe mbështeti rrugëtimin e Malit të Zi drejt BE-së, që është ngadalësuar për shkak të dështimit të reformave dhe lodhjes nga procesi i zgjerimit nga anëtarët e bllokut. Ai po ashtu, në vazhdimësi ka kërkuar të ketë raporte të ngushta me Serbinë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit