minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Protesta e fermerëve bllokon sërish aksin Kakavijë-Janinë, ora kur do ndalohet qarkullimi i automjeteve

0
Protesta e fermerëve bllokon sërish aksin Kakavijë-Janinë, ora kur do ndalohet qarkullimi i automjeteve

Aksi rrugor Kakavijë Janinë do të jetë edhe këtë të dielë i bllokuar. Shkak është bërë sërisht protesta e fermerëve.

Funksionimi i këtij aksi rrugor do të kufizohet në fashën orare 18:00 deri në orën 21:00 (me orën shqiptare).

Policia Kufitare Greke informon se për të qarkulluar do të lejohen vetën automjetet e emergjencave.

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Greqia është “paralizuar” prej ditësh nga protestat e fermerëve, të cilët kanë bllokuar akset kombëtare për vonesat me dhënien e subvencioneve të BE-së pas një skandali korrupsioni. Ata janë të vendosur të vazhdojnë dhe të intensifikojnë protestat e tyre nëse kërkesat nuk u plotësohen nga qeveria./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit