minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Proteste dhe incidente para kuvendit në Malin e Zi; kundërshtohet miratimi i ligjit për Presidentin

0
Proteste dhe incidente para kuvendit në Malin e Zi; kundërshtohet miratimi i ligjit për Presidentin

Mijëra persona kanë protestuar mbrëmjen e të hënës para kuvendit në Mal të Zi.

 

Protestuesit hodhën gurë dhe sende të forta drejt Kuvendit duke thyer edhe xhamat e dyerve. Tubimi erdhi si përgjigje kundër miratimit të ligjit për presidentin.

 

Advertisement

Protestuesit e quajtën shumicën qeverisëse si marjonet të Serbisë. Ata u përleshën edhe me forcat e policisë, të cilën tentuan të shpërndanin turmën duke hedhur gaz lotsjellës.

 

Ligji për presidentin u iniciuar pak muaj më pare pas Gjukanoviç nuk dekretoi për kryeministër Miodrag Lekiç nga Fronti Demokratik duke pretenduar se nuk ka shumicën. Gjukanoviç kërkoi shpërndarje  e parlamentit, gjë e cila nuk ndodhi por e futi sërish në krizë vendin fqinj.

 

Advertisement

Kuvendi i Malit të Zi miratoi ligjin mbrëmjen e së hënës me 41 vota pro.

 

Tashmë me këtë ligj do të ketë ndryshime kushtetuese të cilat i heqin disa kompetenca Presidentit. Të njëjtin ligj shumica  e miratoi edhe me 1 nëntor, por presidenti Gjukanoviç e riktheu atë mbrapsht dhe kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias. Ky i fundit rekomandoi që të mos miratohen ndryshimet. Me ligjin e ri presidenti do të jetë i detyruar të dekretojë çdo emër që vjen nga shumica për kryeministër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit