Protestë kundër planit gjerman/ Serbët pro rusë: Nuk e dorezojmë Kosovën

Qindra njerëz, përfshirë dhe mbështetës pro-rusë, u mblodhën në Beograd për të protestuar kundër planin franko-gjerman që synon normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

 

Me pankarta në duar “Kosova-Nuk ka dorëzim” dhe me thirrjen “Serbi-Rusi”, protestuesit kërkonin nga qeveria e udhëhequr nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç që të mos pranojë marrëveshjen, teksa paralajmëruan trazira nëse do të ndodhte një gjë e tillë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Policia pengoi një grup protestuesish, që tentoi të hynte në selinë e presidencës. Ata mbanin ne duar simbole të Vagner-it dhe shkronjën Z, që është bërë simbol i pushtimit rus të Ukrainës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Pas protestës, presidenti Aleksandër Vuçiç, tha se nuk ishte i sigurt nëse protestuesit “ishin pro-rusë”.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shteti nuk do të lejojë banditët dhe ekstremistët e ndihmuar nga jashtë, qoftë nga Perëndimi apo Lindja, që të kërcënojnë rendin kushtetues. Të gjithë ata që kërcënuan me vrasje dhe rrahje, do të përgjigjen para ligjeve serbe.”

 

 

Ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë konfirmoi se u arrestuan dy persona, që ishin nisur për të marrë pjesë në tubim e që u ishin gjetur armë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";