minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

SHBA, pro planit franko-gjerman: Ka ardhur koha për kompromis Kosovës-Serbi

0
SHBA, pro planit franko-gjerman: Ka ardhur koha për kompromis Kosovës-Serbi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin planin franko-gjerman për arritjen e një marrëveshje kompromisi nëpërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu deklaroi ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill. Ai tha se diskutimet mes Serbisë dhe Kosovës kanë zgjatur shumë dhe se ka ardhur koha për përparim.

 

CHRISTOPHER HILL
AMBASADOR I SHBA NE SERBI

Advertisement

“Ne e mbështesim këtë propozim. U takon evropianëve të flasin për këtë. Por mund të them se evropianët duan që kjo gjë të lëvizë. Mendoj se edhe presidenti Vuçiç edhe kryeministri Kurti janë dakord që ta shqyrtojnë atë propozim dhe të shohim se çfarë mund të bëhet”

As Parisi dhe as Berlini nuk kanë folur për propozimin, i cili sipas presidentit serb parashikon që Serbia të lejojë Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por pa e njohur pavarësinë e saj.

Ndërsa në shkëmbim ,Serbisë do t’i ofrohet përshpejtimi i anëtarësimit në BE.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit