minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Publikohet plani franko-gjerman/ Në dokumentin me 9 pika nuk përmendet njohja reciproke

0
Publikohet plani franko-gjerman/ Në dokumentin me 9 pika nuk përmendet njohja reciproke

I përfolur prej muajsh më në fund është publikuar propozimi franko-gjerman, i cili parashikon marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë. Portali “Euractiv” pranë Bashkimit Europian ka publikuar sot planin, i cili përbëhet nga 9 pika. Ajo që shihet është fakti se nuk përmend njohjen në mënyrë specifike.

 

Në dokument thuhet se të dyja vendet duhet të zhvillojnë marrëdhënie normale. Të zotohen për paprekshmërinë e kufijve të njëra-tjetrës, dhe asnjëra të mos pretendojë përfaqësimin e tjetrës në arenën ndërkombëtare. Kosova dhe Serbia të vazhdojnë me respektimin reciprok të juridiksionit të palës tjetër, thekson plani franko- gjerman

 

Advertisement

Pjesë e planit është gjithashtu shkëmbimi i misioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe në fund propozohet që të dyja vendet nuk do të ndikojnë në traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe të lidhura tashmë prej tyre ose që kanë të bëjnë me to.

 

Deri më tani plani është refuzuar nga Prishtina dhe Beogradi. Prishtina zyrtare kërkon njohje reciproke në qendër, ndërsa nga Beogradi propozimi është cilësuar si i papranueshëm.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit