
Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellarpoulos ka udhëtuar drejt Beogradit për një vizitë dy ditore. Ajo është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Ndërkohë pritet edhe takim mes delegacioneve të dy vendeve. presidentja e Greqisë u prit nga kryeministrja serbe Ana Bërnabiç.
Advertisement
Në një intervistë, presidentja e Greqisë ka deklaruar se Athina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se ky qëndrim vijon të mbetet i njëjtë
Kjo vizitë e presidentes së Greqisë në Serbi vjen pak ditë pas marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë.
Advertisement