minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rama: Duhet të fokusohemi te Procesi i Berlinit, ndryshe jemi shumë larg BE

0
Rama: Duhet të fokusohemi te Procesi i Berlinit, ndryshe jemi shumë larg BE

Kryeministri Edi Rama thekson se tre vendet që nuk u përfshinë në nismën “Open Ballkan” humbën nga mundësinë dhe rritja ekonomike që kjo nismë ofroi.

 

Megjithatë, Rama thekson se Ballkani Perëndimor duhet të hedh pas të shkuarën dhe të unifikojë qëndrimin e saj.

 

Advertisement

“Unë kam shprehur opinion tim që kjo nismë e ka kryer mision, por nuk e kam imagjinuar që procese dhe nisma tanimë të konsoliduara, do të duhet të ndalojnë të gjitha”, thekson ai.

 

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se fokusi maksimal duhet të jetë tek Procesi i Berlinit.

 

Advertisement

Sipas Ramës, vendet e Ballkanit janë të vegjël për të qëndruar të ndarë, ndaj kjo do t’i mbante më larg BE.

 

“Ne duhet të fokusohemi shumë fort të Procesi i Berlinit tani. Jo sepse bëhet në Tiranë, por edhe sepse kemi mundësinë e futjes në proces të një plani të ri financimi dhe për këtë duhet të përpiqemi të gjithë bashkë.

 

Advertisement

Kjo është një kohë kur duhet të jemi sa më shumë bashkë, jemi të vegjël si tregje dhe të ndarë jemi shumë larg BE, sesa të bashkuar”, tha ai.

 

Rama përsëriti thirrjen e tij ndaj kryeministrit Kurti për t’iu bashkuar vendeve të tjera në Tiranë lidhur me këtë nismë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit