minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rama takon Vuçiç në Beograd/ Kryeministri: Ulni tensionet, rinisni dialogun. Presidenti serb: Faji është i Kosovës

0
Rama takon Vuçiç në Beograd/ Kryeministri: Ulni tensionet, rinisni dialogun. Presidenti serb: Faji është i Kosovës

Kryeministri Edi Rama mbylli në Beograd turin ballkanik në prag të Samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë në muajin tetor.

 

Çështja që dominoi takimin mes shefit të qeverisë shqiptare Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç ishte situata në veriun e Kosovës dhe tensioneve mes Beogradit e Prishtinës zyrtare

 

Advertisement

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

“Rruga e vetme sipas meje, është jo rruga e rritjes së tensioneve, por rruga e dialogut dhe e dakordësisë mbi marrëveshjen që buron nga i ashtuquajturi plani franko-gjerman”

 

ALEKSANDER VUCIC

 

Advertisement

PRESIDENT I SERBISE

 

“Duke folur për planin e shtensionimit për të cilin foli Edi Rama e njoh përmendësh, i njoh të gjithë zërat e pikat e planit të referuara në Beograd, që referohen Beogradit, Prishtinës dhe ato që i referohen komunitetit ndërkombëtar. Nga tre pikat më të rëndësishme kemi realizuar dy si Serbi dhe nuk mund të vazhdojmë me të tretën sepse duhet të ndodhë njëkohësisht me Prishtinën. Për t’iu thënë për çfarë bëhet fjalë, është tërheqja e kryetarëve të bashkive, të komunave që morën 3,4% të votave dhe personave rreth ndërtesave të bashkive.”

 

Advertisement

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin e tij në lidhje me atë që ai e cilëson si gabim në qasjen e Prishtinës zyrtare.

 

Edi Rama

 

Advertisement

“Unë besoj se këmbëngulja për të mbajtur nëpër godina bosh të mbushura me policë, kryetarë komunash të cilët u zgjodhën në kushteve e një bojkoti, por nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë duke u kthyer në pengesë për zgjidhjen është një tjetër gabim strategjik. Këto i kam thënë publikisht, i përsëris dhe këtu dhe nga ana tjetër unë shpresoj që presidenti dhe Serbia nga ana e vet do ta thotë qartë dhe shkoqur që në momentin që hapet rruga për zgjedhje, aty do bëhen zgjedhje dhe do të garantohet pjesëmarrja.”

 

Të dy politikanët komentuan edhe propozimin e kryeministrit shqiptar për asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke shkëmbyer replika në lidhje me rolin e faktorit ndërkombëtar në dialogun Serbi-Kosovë.

 

Advertisement

Edi Rama

 

“Presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë janë kumbarët e panit franko gjerman. Se planin franko-gjerman e ka bërë Franca dhe Gjermania s’besoj që ta ketë bërë Serbia dhe atë. Ndërkohë që përsa i përket propozimit të draft statutit e përsëris është një kontribut i pa kërkuar për të ndikuar pozitivisht në këtë proces”

 

Advertisement

Aleksandër Vuçiç

 

“Edi, në Serbi i zgjedh vetë kumbarët dhe i fton të vijnë në pagëzim a në dasmë, këtu nuk quan kumbarë njerëz që imponojnë disa vendime.”

 

Advertisement

Në fund të takimit kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti serb darkuan së bashku dhe pjesë e kësaj darke ishte edhe ambasadori amerikan në beograd dhe Aleks Soros.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit