minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ritet çmimi i energjisë në Kosovë; qytetarët do paguajnë më shumë varësi të konsumit

0
Ritet çmimi i energjisë në Kosovë; qytetarët do paguajnë më shumë varësi të konsumit

Nga kjo e shtunë, energjia elektrike në Kosovë do të kushtojë 15,4% më shtrenjtë.

 

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji miratoi në mbledhjen e fundit tarifat e reja, që hynë në fuqi dhe do të jenë të vlefshme deri në 31 Mars të vitit 2024.

 

Advertisement

Rritja prej 15.4% do të përkthehet kështu: për klientët që kanë konsum shtëpiak deri 300 kw/h, fatura mujore do të ketë rritje me 2 euro e 88 cent. Për konsumatorët që harxhojnë deri në 450 kw/h, do të kenë rritje mujore prej 4 euro e 20 cent.

 

Ata që e kalojnë fashën e 600 kw/h, do paguajnë rritjen deri në 5 euro, ndërsa për konsumatorët mbi 800 kw/h, shtesa është 7 euro e 23 cent.

 

Advertisement

Sipas Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Kosovë. kjo rritje ka ardhur për arsye se ende çmimet e importit për energji mbeten të larta.

 

Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavat energji në orë, ndërsa nevojat e saj në ditë dimri arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Këtë diferencë, ajo e importon nga jashtë.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit