minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
“Rusia, rrezik për Ballkanin”/ Cooper: Mund të përdorë korrupsionin dhe sulmet kibernetike - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Rusia, rrezik për Ballkanin”/ Cooper: Mund të përdorë korrupsionin dhe sulmet kibernetike

0
“Rusia, rrezik për Ballkanin”/ Cooper: Mund të përdorë korrupsionin dhe sulmet kibernetike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të fokusuara në stabilitetin e Ballkanit perëndimor pas paralajmërimeve se Rusia mund të ndërhyjë në rajon.

 

Deklarata vjen nga zëvendës ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Eurazinë, Laura Cooper.

 

Advertisement

LAURA COOPER

ZV.NDIHMËS SEKRETARE AMERIKANE PËR EUROAZINË

 

“Pa dyshim ka një histori të përpjekjeve të Rusisë për të ndërhyrë në rajon duke u përpjekur të nxisë tensione. Dhe mendoj se ne po shohim që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Jam vërtet e kënaqur jo vetëm nga niveli i vëmendjes së Shteteve të Bashkuara ndaj rajonit, por edhe se mendoj se edhe partnerët tanë të BE-së janë investuar shumë në sigurimin e stabilitetit”

Advertisement

 

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, diplomatja shprehet se Moska mund të destabilizojë rajonin duke përdorur ndërhyrje kibernetike, shitjen e armëve si dhe përdorimin e korrupsionit.

 

“Rusia ka një sërë taktikash që mund t’i përdorë përsëri. Ajo mund ti rikthehet  përdorimit të strategjive të caktuara, duke përfshirë ndërhyrjen kibernetike, dhe së fundmi kemi parë shembuj të kësaj, pastaj manipulimi i hapësirës informative që është ende prezente. Ato mund të instrumentalizojnë korrupsionin, i cili ka një efekt veçanërisht gërryes në rajon. Dhe sigurisht ata mund të përdorin shitjen e armëve, burimet ushtarake si një mjet ndikimi.”

Advertisement

 

E pyetur nëse ka një paralelizëm mes ndërhyrjes e Rusisë në Ukrainë me atë të NATO-s në vitin 1999 në Serbi për të ndalur Millosheviçit, zyrtarja e lartë u përgjigj:

 

“Nuk ka absolutisht asnjë ngjashmëri mes këtyre situatave. Ajo që shohim sot është një fuqi e madhe që ka zgjedhur të sulmojë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike pa asnjë provokim dhe po kërkon të pushtojë pjesë të konsiderueshme të atij vendi duke bombarduar popullsinë civile dhe duke penguar dhënien e ndihmës humanitare .”

Advertisement

 

Duke u ndalur në marrëdhënien e ngushtë Rusi-Serbi edhe në mosvendosjen e sanksioneve ndaj Moskës, diplomatja amerikane nënvizoi se Beogradi duhet të marrë vendimin e tij dhe të ndëshkojë një vend që po bombardon civilët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit