minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Samiti i Moldavisë, Kosova në fokus/ Osmani: Perëndimi të ndërhyjë. Vuçiç: Situata është shumë e nderlikuar

0
Samiti i Moldavisë, Kosova në fokus/ Osmani: Perëndimi të ndërhyjë. Vuçiç: Situata është shumë e nderlikuar

Udhëheqësit e 47 vendeve europiane po  zhvillojnë sot një takim në Moldavi, ku në fokus të diskutimeve është edhe  situata e tensionuar në veri të Kosovës.

 

Përpara mbledhjes, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i bëri thirrje Perëndimit të ndërhyjë për të frenuar aktet destabilizuese të nxitura nga Beogradi.

 

Advertisement

“Serbia ka shërbyer si satelit i Rusisë. Unë jam këtu për të kërkuar përkrahje të partnerëve t’i luftuar këto tendencave dhe të parandalohet ndikimi i këtyre…Vuçiqi është i interesuar që nga bandat kriminale të destabilizojë, s’duhet të lejohet një gjë e tillë… Kam takime me të gjithë liderët që marrin pjesë në këtë samit. Është me rëndësi që të kërkojmë përkrahjen…dhe të ecim në Këshill të Evropës, por edhe të shpjegojmë se çka po ngjan në veri. Po ashtu, do të kërkoj ndihmën e tyre që t’i luftojnë grupet kriminale në veri që po destabilizojnë vendin tonë”

 

Ndër të tjera, Osmani theksoi se bandat kriminale po terrorizojnë edhe qytetarët në veri.

 

Advertisement

Ndërkohë president i Serbisë bëri sërish përgjegjëse Kosovën për ndezjen e tensioneve.

 

“SHBA nuk po ndryshon kursin, thjesht është e qartë se kush është fajtori për një situatë, por strategjikisht asgjë në veçanti në lidhje me Kosovën dhe situatën në rajon nuk do të ndryshojë.

 

Advertisement

 Ndërkohë Shefi i Politikës së Jashtme, Joseph Borell, theksoi se qëllimi i takimit është stabiliteti i Europës.

 

Kemi shumë probleme edhe në Ballkan. Siguria,stabiliteti dhe ndërlidhja këto janë pikat kyce për ndërtimin e politikës së jashtme të BE-së. Pres të kem një takim me presidentin Vucic, dje jam takuar me kryeministrin Kurti .Duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur . Dhuna duhet të ndëshkohet dhe përgjegjësit e kësaj dhunë duhet të vihen përpara drejtësisë,pra duhet të shmanget cdo llojë përshkallëzimi.

 

Advertisement

Gjatë ditës, presidentja Osmani do të ketë takime të veçanta me presidentin Macron, kancelarin Sholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit