minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Serbët, jo në zgjedhje lokale”/ Vuçiç akuzon Kurtin se po “pushton” komunat në veri

0
“Serbët, jo në zgjedhje lokale”/ Vuçiç akuzon Kurtin se po “pushton” komunat në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës dhe se qeverisja e formuar pas këtij procesi nuk do të ketë legjitimitet.

 

Në një intervistë për mediat në Beograd, Vuçiç shtoi se shumica serbe do të jetë nën pushtim, pasi sipas tij qeverisja do të formohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

 

Advertisement

ALEKSANDËR VUÇIÇ

 

PRESIDENT I SERBISE

 

Advertisement

“Kurti do ta drejtojë Mitrovicën e Veriut nga 24 prilli, dhe vetëm mendoni për ato autoritete dhe demokracinë e legjitimitetin, me 2 për qind të shqiptarëve që jetojnë aty. Do të jetë keq për serbët, sikurse nën okupim, ashtu do të jetë, prandaj njerëzit janë të shqetësuar. Çfarë mund të bëjnë ata? Çfarë duhet të bëj unë? A të dërgoj tanke? Nuk mund ta mposht NATO-n, dhe nuk dua që ne të vdesim. Dua që gjërat të zgjidhen në paqe, të shkojnë drejt normalizimit”

 

Vuçiç kritikoi edhe shtetet e Perëndimit për heshtjen e tyre ndaj faktit që Kurti nuk ka dashur të shtyjë zgjedhjet lokale në të cilat serbët nuk do të marrin pjesë pas dorëheqjeve kolektive nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar.

 

Advertisement

Më vonë, gjatë ditës së sotme, presidenti Vuçiç do të zhvilloj një takim me politikanët serb të veriut të Kosovës e më pas do të ketë një deklaratë për shtyp.

 

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri do të mbahen në 23 prill pas shtyrjes së këtij procesi në dhjetor të vitit të kaluar për shkak të incidenteve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit