Në një vjetorin e sulmit të Banjskës, serbët në komunat veriore kanë bërë homazhe për terroristët e vrarë.
Veprimet e familjarëve dhe personave të tjerë, në vendin ku ndodhi sulmi, janë parë si provokim.
Ndërkohë, prej orëve të para të mëngjesit, forcat e KFOR dhe EULEX kanë bërë patrullime në të gjithë zonën, për të shmangur incidente të mundshme.
Manastiri i Banjskës nga ana tjetër ka mbyllur dyert për vizitorët nga data 23 deri më datë 26 shtator.
Në njoftimin e bërë publik thuhet se kjo gjë bëhet për arsye sigurie dhe që të ruhet paqja, e cila aktualisht është e një rëndësie të madhe për Manastirin./vizionplus.tv
Advertisement