minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Serbët protestojnë në Mitrovicë/ Kurti: Zyrtarët të mos tërhiqen nga institucionet. Vuçiç: U shkel marrëveshja e Brukselit

0

Qytetarët serbë janë organizuar në protesta kundër vendimit të Prishtinës zyrtare për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në territorin e Kosovës, më 3 prill.

 

Demonstratat u përqendruan në Mitrovicën e Veriut ndërsa banorët e komunave me shumicë serbe në jug të Ibrit, arritën në mënyrë të organizuar në Graçanicë.

Punonjësit e institucioneve të financuara nga Serbia i janë bashkuar protestës ndërsa të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët me kombësi serbe që punojnë në gjykatat e Kosovës, kanë bojkotuar punën pas vendimit për pezullimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq.

Advertisement

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se vendimi nuk është politik por është ndërmarrë nga Këshilli Gjyqësor, pasi kryetarja e Gjykatës ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të sigurisë kombëtare në Serbi dhe pezullimi i saj do të vazhdojë deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor.

 

ALBIN KURTI
KRYEMINISTER I KOSOVES

Advertisement

“I ftoj të gjithë zyrtarët serbë që të mos tërhiqen nga institucionet. Nuk ka kurrfarë arsye që të ndërmarrin veprime radikale sepse janë vetë ata që përfitojnë. Unë nuk jam prokuror, polic apo gjyqtar, më vjen keq që nuk kemi marrëveshje që do të mundësonte mënyra të tjera votimi, por tani jemi në këto kushte. Beogradi nuk kërkoi nga ne që të japim alternativa.”

 

Ndërsa presidenti serb, Alexandër Vuçiç akuzoi Albin Kurtin se po sulmon serbët, duke shkelur marrëveshjen e Brukselit.

 

Advertisement

ALEXANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE
“Kurti është ai që dëshiron të shkatërrojë paqen në Kosovë dhe Metohi dhe ai që dëshiron të sulmojë popullin serb kudo ku jeton, me vendimet e tij, si në jug ashtu edhe në veri të Kosovës dhe Metohisë. Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më”.

 

Në vitin 2013, në Bruksel u arrit marrëveshja për integrimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe policisë serbe në institucionet e Kosovës.

 

Advertisement

Vendet e Quint-it dhe BE-së, kanë përsëritur thirrjet ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo retorikë apo vendim, që mund të çojë në rritje të tensioneve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit