Dhjetëra serbë kanë protestuar në Shtërpcë të Kosovës kundër asaj që ata e quajnë “shtypje e serbëve ”. Protesta u organizuar pas plagosjes së dy të rinjëve dy ditë më parë në këtë komune nga një shqiptar.
Me pankarta në duar dhe thirrje për mbrojteje, serbët u mblidhën para shtepisë së Kulturës ne komunen me shumicë serbe. Gjatë tubimit foli edhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç i cili akuzoi kryeministrin Albin Kurti për terror kundër bashkeqytetareve te tij .
GORAN RAKIÇ
KRYETARI I LISTËS SERBE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Qëllimi i Kurtiti është të krijojë kushte të tilla që serbët të largohen nga vatrat e tyre. Lufta jonë me mjete paqësore dhe demokratike dhe harmonia jonë, janë armët tona më të forta për t’i rezistuar regjimit diktatorial anti-serb të Albin Kurtit. Më besoni, nëse jemi të bashkuar, me siguri do të fitojmë.
Protestuesit iu drejtuan edhe komunitetit ndërkombëtar duke kerkuar reagimin tyre. Kryeministri Albin Kurti nga ana tjetër dënoi ashpër sulmin ndaj të rinjëve serbë dhe përgëzoi autoritet për reagimin.