
Pas paralajmërimit për zhvillimin e një proteste, serbët e Kosovës janë mbledhur në Rudar të Zveçanit për nisjen e tubimit të tyre kundër deklaratave të kryeministrit Kurtit dhe ambasadorit gjerman Jern Rohde.
Sipas tyre, Kurti ka bërë thirrje për vrasjen e serbëve në barrikada, ndërsa ambasadori gjerman me deklaratat e tij po e mbështet drejtpërdrejt qeverinë e Kosovës.
Makina e autobuzë kanë mbërritur në Zveçan, teksa marshimi pritet të nisë pak pas mesditës.
Ndërkohë misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, ka bërë të ditur se është duke e monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të vendit.
“Duke e pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, EULEX-i rregullisht e përshtatë praninë e tij për ta pasqyruar situatën në terren, si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.”
Edhe policia e Kosovës ju ka bërë thirrje tubuesve që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe mos të bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato.
Ndërsa president i Serbise Aleksander Vuçiç i ka shtyrë serbët që të marrin pjesë në këtë protestë.
“Serbët nuk kërkojnë shumë, ata duan vetëm atë që u takon të gjithë njerëzve të qytetëruar në Evropë. Atë që të gjithë kanë të drejtë, vetëm serbëve iu mohohet. Ata kërkojnë lirimin e të arrestuarve pa asnjë arsye”
Për të 13 ditë rradhazi serbët e Kosovës kanë bllokuar veriun me barrikada.