minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

SHBA mbështet planin e BE-së: Njohje e ndërsjelltë Kosovë-Serbi, ti jepet fund krizave

0
SHBA mbështet planin e BE-së: Njohje e ndërsjelltë Kosovë-Serbi, ti jepet fund krizave

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet në një intervistë për Zërin e Amerikës para vizitës së tij në Ballkan, tha se Kosova dhe Serbia duhet të bisedojnë për thelbin e propozimit të Bashkimit Evropian i cili mbështetet dhe nga Shtetet e Bashkuara.

 

DEREK CHOLLET

KËSHILLTARI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT

Advertisement

 

Është e rëndësishme që të mos shohim një përsëritje krize si ajo e javëve të fundit. Në vend të kësaj, energjia diplomatike duhej përqëndruar tek e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë, duhej diskutuar për propozimin për normalizim, që ka paraqitur BE-ja, që do të ketë në bazë njohjen e ndërsjelltë. Ky është drejtimi që Kosova dhe Serbia të arrijnë destinacionin e tyre euroatlantik.

 

Chollet tha se rruga përpara e dialogut nuk do të jetë e lehtë dhe se liderët e të dyja vendeve duhet të marrin vendime të vështira.

Advertisement

 

DEREK CHOLLET

KËSHILLTARI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT

 

Advertisement

Do të dojë shumë punë. Do të dojë vendime të vështira dhe kurajo nga udhëheqësit, që të lënë mënjanë ndasitë dhe të bëjnë atë që është në interesin më të mirë të vendit të tyre. Dhe të dy udhëheqësit, në Kosovë dhe Serbi, kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë në rrugën drejt integrimit më të madh në komunitetin euroatlantik.

 

Sa i përket asociacionit të komunave serbe, Collet tha se SHBA e ka shprehur qartë qëndrimin e saj.

 

Advertisement

DEREK CHOLLET

KËSHILLTARI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT

 

Është një prioritet për ne, Shtetet e Bashkuara. Kemi qenë shumë të qartë për këtë. Besojmë se është një angazhim që është ndërmarrë dhe që duhet të ngrihet. Është qartësisht një hap kyç. Por ka shumë çështje të tjera. Të dyja palët këtu kanë detyrime.

Advertisement

 

Sa i përket fushatës së Serbisë kundër njohjeve të pavarësisë si dhe njësimit të politikës së Jashtme të Beogradit me Moskën, Këshilltari amerikan nuk bëri komente.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit