minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Bota

SHBA përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi: Hap gjigand përpara në garantimin e paqes

0
SHBA përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi: Hap gjigand përpara në garantimin e paqes

Pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave , normalizimin e marrëdhënieve dhe mospërshkallëzimin e situatës në terren kanë reaguar Kosova, Serbia si dhe liderët ndërkombëtar.

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar  Shtetet e Bashkuara të Amerikës për angazhimin e tyre në këtë proces.

 

Advertisement

“Dua të falënderoj ambasadorin Jeff Hovenier dhe Qeverinë e SHBA-së për angazhimin e tyre në arritjen e marrëveshjes  në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova u është mirënjohëse”

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, ka mirëpritur marrëveshjen mes dy vendeve.

 

Advertisement

Të dyja palët bënë një hap gjigant përpara ,me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe qëndrueshmërisë në të gjithë rajonin”

Ndërkaq Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet falënderoi kryeministrin Kurti për qasjen pozitive në këtë proces.

 

Advertisement

“E falënderova për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge përpara për uljen e tensioneve dhe angazhimin për të punuar urgjentisht për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të cilin SHBA-ja e mbështet fuqishëm”.

Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, përshëndeti kompromisin e arritur mbrëmë.

 

Advertisement

“Nje lajm i mirë me të vërtetë  dhe gjithashtu një shenjë e mirë  për bisedimet e mëtejshme për çështjet e pazgjidhura.”

Më herët ka reaguar kryenegociatori i Serbisë për dialogun Petër Petkoviç, i cili ka theksuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pranuar gjithçka që më parë ka refuzuar, teksa ka theksuar se pala serbe ka arritur të ruajë paqen dhe stabilitetin.

Marrëveshja parashikon që Serbia të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës, ndërsa qeveria në Prishtinë do të ndërpresë zbatimin e gjobave.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova