Pas  arritjes  se marrveshjes mes Kosoves dhe Serbisë  ne Ohër të Maqedonisë së Veriut i menjëhershëm ka qënë reagimi i faktorit ndërkombëtar.

 

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë përshëndetur dakordesiminmbi aneksin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, ka thënë se Uashingtoni mirëpret marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 “Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”.

 

Një marrëveshje të rëndësishme e ka konsideruar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 “Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre obligimeve, në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë dhe stabilitetin për popullin e Kosovës dhe rajonit”.

 

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, , e ka quajtur lajm pozitiv pajtimi për Aneksin e Marrëveshjes. Përmes një postimi në Tëitter, Von Vramon ka apeluar qe te nise zbatimi sa me shpejte.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është vërtetë lajm i mirë. Po shikoj me padurim të marrë më tepër detaje për këtë. Vërtetë shpresoj që të shoh zbatim të shpejtë”. 

 

Nderkohe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski si mikpritesi I takimit mes paleve ka nenvizuar se dialogu I hapur mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja zgjidhje për stabilitet në rajon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";