minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

SHBA të shqetësuar për tensionet në Kosovë: Dorëheqja e serbëve nuk është zgjidhje

0
SHBA të shqetësuar për tensionet në Kosovë: Dorëheqja e serbëve nuk është zgjidhje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara me situatën në veri të Kosovës. Ka qënë zëvendës/sekretarja e Shtetit, Karen Dunfried e cila ka bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura përfshirë Asosacionin.

 

 

KAREN DUNFRIED

Advertisement

ZV/SEKRETARJA E SHTETIT

Palët duhet të marrin hapa për qetësi dhe për siguri. Jemi 24 orë në monitorimit të situatës në veri të Kosovës. Të dyja vendet duhet të zbatojnë marrëveshjet që tashmë kanë nënshkruar në kuadër të dialogut, përfshirë fillimin e bisedimeve për themelimin e Asociacionit. Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur propozimin gjermano-francez.

 

 

Advertisement

Donfried theksoi se braktisja e institucioneve nuk është zgjidhje dhe se SHBA janë në një linjë me BE sa i takon zgjidhjes se problemit me dialog.

 

 

KAREN DUNFRIED

Advertisement

ZV/SEKRETARJA E SHTETIT

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mendojnë se zhvillimet e fundit janë shqetësuese. Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për problemin aktual dhe ka potencial për eskalim të mëtejshëm në terren. Nuk duhet të përshkallëzohet situata, rrezikohen jetët e atyre që janë paqeruajtës aty. Duhet të ulen tensionet.

 

 

Advertisement

Zhvillimiet e fundit në veri të Kosovës kanë rikthyren në vëmendjen formimin e Asosacionit si pjesë e marrëveshjes së Brukselit e arritur në herët.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit