minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali/ Furnizuesi kryesor me kokainë dhe heroinë ishte një shqiptar

0
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali/ Furnizuesi kryesor me kokainë dhe heroinë ishte një shqiptar

Policia Italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës duke vene në pranga 12 persona, mes tyre 7  shqiptarë, 4 tunizianë dhe 1 algjerian.

 

Grupi ishte vënë nën vëzhgim përgjatë vitit 2020 në kohën e pandemisë kur ishte vënë re se për shkak të bllokimit të lëvizjes nga Covid-19 anëtarët e bandës shpërndan sasi të ndryshme kokaine dhe heroine me biçikletë.

 

Advertisement

Klientët ishin paralajmëruar që në bisedat telefonike të mos flisnin në mënyrë të drejt përdrejt dhe nga përgjimet është zbuluar se frazat kryesore që përdoreshin ishin “A do më sillni 10 euro ushqime?” si dhe “Kam nevojë për kafe dhe qumësht”.

 

Të gjithë personat e arrestuar janë meshkuj nga mosha 32 deri në 52 vjeç ndërsa mësohet se furnizuesi kryesor I bandës me heroine dhe kokaine ishte një shqiptar 47 vjeçar.

 

Advertisement

Hetimet zbuluan se droga dërgohej në Itali nga një shpërndarës i paidentifikuar me bazë në Shqipëri, i njohur si ‘Pelo’.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit