minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shkatërrohet një laborator droge në Kosovë, arrestohen 4 serbë

0
Shkatërrohet një laborator droge në Kosovë, arrestohen 4 serbë

Policia e Kosovës tha se gjatë një operacioni të zhvilluar më 19 prill ka shkatërruar një laborator droge në Komunën e Zveçanit. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar katër persona, një serb, shtetas i Kosovës dhe tre shtetas të Serbisë.

 

Sipas njoftimit, operacioni është kryer në fshatin Kremestak, pasi Policia kishte marrë informacion se në një shtëpi dyshohej se kishte një laborator për kultivimin e kanabisit.

 

Advertisement

Sipas Policisë, janë konfiskuar 15 kilogramë substancë e dyshuar marihuan, e gatshme për treg, bimë të dyshuara të kanabisit, para të gatshme dhe gjësende të tjera.

 

“Vlerësohet se sasia e sekuestruar e marihuanës dhe bimëve të kanabisit e kalon vlerën e shitjes në treg mbi një milion euro, ndërsa pajisjet të cilat janë përdor për mbjelljen, rritjen dhe kultivimin e kanabisit e kalojnë vlerën e mbi 450,000 euro. Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal të cilët kanë vepruar në shitjen e narkotikëve në Republikën e Kosovës dhe në Serbi”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement

Autoritetet bën të ditur se të arrestuarit, të cilët kishin tentuar të iknin në momentin që Policia e Kosovës kishte hyrë në shtëpinë ku u gjet laboratori, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë që të luftojnë në mëynrë të pakompromis “ndivid apo grup, pa dallim dhe kudo në Kosovë, që përmes veprimtarive ilegale cenojnë jetën e qytetarëve tanë”./ Rel

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit