Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë shok-bombë, ka shqetësuar tejmase banorët e “Lagjes së boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me popullatë të përzier.
Kosova Press raporton se shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmtimeve të vogla në një automjet, nuk ka të lënduar.
Mësohet se policia është në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.
Advertisement