minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shqetësime rreth zgjedhjeve për kryetarët e komunave në veriun e Kosovës

0
Shqetësime rreth zgjedhjeve për kryetarët e komunave në veriun e Kosovës

Autoritetet në Kosovë po vazhdojnë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarët e katër komunave në veriun e banuar me shumicë serbe të caktuara për datën 23 prill mes mëdyshjeve për rrjedhën e tyre.

 

Postet e kryetarëve mbetën bosh në nëntor të vitit të kaluar kur përfaqësuesit serbë në zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës mes tensioneve për shkak të mospajtimeve ndaj një vendimi të qeverisë në Prishtinë për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Republikës së Kosovës.

 

Advertisement

Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, refuzon të marrë pjesë në zgjedhje, duke pohuar se nuk janë plotësuar kërkesat e tyre për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe largimin e njësive të posaçme të policisë nga veriu i Kosovës.

 

Përfaqësues të këtij subjekti u takuan sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të diskutuar siç u tha për gjendjen e sigurisë, targat e makinave, arrestimet e serbëve dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veriun e Kosovës.

 

Advertisement

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se diskutimet do të vazhdojnë gjatë shtatë ditëve të ardhshme për të hartuar një paltformë të përbashkët, ndërsa zgjedhjet e organizuara nga Prishtina tha se po mbahen për dy për qind të popullatës duke ju referuar përqindjes së shqiptarëve që jetojnë në Mitrovicën e Veriut.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se institucionet e vendit janë vënë në shërbim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të organizuar zgjedhjet në katër komunat në veriun e Kosovës.

 

Advertisement

“Pluralizmi politik dhe mbi të gjitha e drejta e votimit lirshëm e papengesa te komuniteti serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijon të cenoj këtë të drejtë themelore nuk ka çfarë të pres tjetër përveç se përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, tha ai.

 

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, më herët shprehën keqardhjen për vendimin e Listës Serbe, që të mos marrë pjesë në zgjedhje ndërsa theksuan se është thelbësore të sigurohet që zgjedhjet të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt dhe palët të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila mund të prishë zgjedhjet.

 

Advertisement

Grupi i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” tha se rrethanat aktuale nuk mundësojnë mbajtën e zgjedhjeve të lira dhe të drejta në veriun e vendit. Kjo organizatë tha përmes një komunikate “se situata e sigurisë në katër komunat veriore vijon të jetë e brishtë. Dorëheqjet e zyrtarëve policorë serbë në ato komuna, paraqesin pengesë të madhe në garantimin e sigurisë, veçanërisht gjatë procesit zgjedhor, që është parakusht thelbësor për zgjedhje të lira dhe të drejta”.

 

Zgjedhjet për kryetarët e komunave verior, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok u caktuan fillimisht për datën 18 dhjetor të vitit të kaluar por ato u shtynë me kërkesën e diplomatëve perëndimorë të cilët ishin përfshirë në një përpjekje për një marrëveshje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën palët u pajtuan më 18 mars në Ohër./VOA/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit