minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Shqiptarët “zgjidhin” krizën e qeverisë së re në Malin e Zi - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shqiptarët “zgjidhin” krizën e qeverisë së re në Malin e Zi

0
Shqiptarët “zgjidhin” krizën e qeverisë së re në Malin e Zi

Shqiptarët i thanë “PO” formimit të qeverisë së Malit të Zi, 4 muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit,  duke i dhënë zgjidhje më në fund ngërçit politik.

 

Forumi shqiptar ka bërë publik qëndrimin, si aleanca më e madhe me 3 deputet nga radhët e shqiptarëve në këtë shtet.  Ajo ka vendosur që të mbështesë programin e  Millojko Spajic, për formimin e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi.

 

Advertisement

FORUMI SHQIPTAR

 

Forumi Shqiptar do të ofrojë një dokument konkret, që mbi parime të aksionit afirmativ, do të mundësojë pjesëmarrjen e barabartë të shqiptarëve në procese shoqërore, me theks të veçantë tek përfaqësimi proporcional i tyre në institucione të shtetit dhe shërbime publike të Malit të Zi, si dhe tek decentralizimi i pushtetit, që nënkupton më shumë autonomi për vetëqeverisjet lokale.

 

Advertisement

Në qeverinë e re të Malit të Zi, shqiptarët do të mbajnë disa poste: Zëvendëskryeministri për Politikat Ekonomike në departamentin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministër i Administratës Publike-Ministër i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave

 

Zgjidhja e ngërçit politik vjen në një kohë kur parlamenti evropian paralajmëroi me anë të një rezolutë Malin e Zi se ndasitë politike po pengojnë përparimin  në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se kriza  aktuale i ka humbur një vit të tërë këtij shteti kandidat për Bashkimin Evropian.

 

Advertisement

Gjatë debatit për rezolutën, shumë eurodeputetë shprehën shqetësime për përpjekjet për ndikim nga Rusia në Mal të Zi. Eurodeputetët kërkuan që cilado qeveri që do të formohet në Mal të Zi të mbajë kursin drejt BE-së.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit