minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shqiptari i ekzekutuar në Tivar, mediat: U vu në shënjestër për shkak të lidhjes me gruan e shokut

0
Shqiptari i ekzekutuar në Tivar, mediat: U vu në shënjestër për shkak të lidhjes me gruan e shokut

Medial malazeze kanë nxjerrë detaje të reja lidhur me ekzekutimin mafioz të shqiptarit Edmond Mustafa mëngjesin e sotëm në qendër të Tivarit.

Sipas “24sedam”, emri i Edmond Mustafës është përmendur në përgjimet e aplikacionit “Sky” gjatë vitit 2020 nga lideri i klanit të Kavaçki, Radoje Zviter dhe oficerët e policisë që ishin pjesë e klanit.

Në dosjen hetimore theksohej se shqiptari ishte në rrezik nga anëtarët e Klanit ku bënte pjesë për shkak të blogeres malazeze Vasilisa Nurković.

Mustafa, i cili dyshohet se ishte anëtar i bandës kriminale “Skaljar’, u gjend në qendër të një loje të rrezikshme që përfshin klanin Kavaçki, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe marrëdhënien e tij romantike me blogeren e Vasilisa Nurković.

Advertisement

Nga mesazhet e përgjuara që dolën në “Sky EÇ” kishte një komunikim të vazhdueshëm mes liderit të klanit Kavaçki, Radoje Zvicer, dhe oficerëve të policisë të përfshirë, të cilët kishin bërë një plan  rrëqethës për rrëmbimin e Mustafait.

Mesazhet tregojnë se Mustafa ishte ofruar për tu bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, ku do të jepte informacion për mbi 20 vrasje të kryera.

Gjithashtu mediat shkruajn ë se Edmond Mustafa ishte shumë i frikësuar për jetën e tij, pasi ruhej jo vetëm nga klani i Kavaçit, por edhe për bashkëpunëtorët e tij “Skaljar”.

Më tej theksohet se zbulimi i marrëdhënies së tij romantike me Vasilisa Nurković e bëri edhe më komplekse situatën, pasi duket se Mustafa i frikësohej jo vetëm hakmarrjes së fraksioneve rivale kriminale, por edhe “të tijve”.

Advertisement

Historia tragjike e bashkëshortit të Vasilisë, Zijad Nurkovic, i cili ishte i lidhur ngushtë me klanin e Alen Kožar, shtoi frikën te shqiptari.

Në dosje theksohet se Mustafa i acaroi marrëdhëniet me bashkëpunëtorët e tij të “Skaljar” pasi pas vrasjes së Zijan Nurkoviç më 20 prill 2019 në Spanjë, ka hyrë në lidhje me të venë e tij, Vasilisa.

Më 1 gusht 2020, shqiptarin e rrëmbyen dhe e mbajtën në një banesë në lagjen e qytetit të Podgoricës dhe i kërkuan që ta detyronte të rrëfente 20 vrasje. Ai u rrëmbye nga policët e Kavaçit, Ljubo Miloviç dhe Petar Lazoviç. Madje Miloviç kishte sugjeruar hedhjen e një bombe në shtëpinë e shqiptarit, për ta hequr qafe sa më shpejt.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit