Shtohen tensionet në Veri të Kosovës, sulmohen gjatë natës efektivët e policisë

Sulmet ndaj uniformave blu të Kosovës në veri të vendit janë rikthyer sërish. Zyrtarët e policisë në Mitrovicën e Veriut janë sulmuar gjatë natës me lëndë plasëse nga një person i paidentifikuar.

 

“Me datë 02.04.2023 rreth orës 02:20, gjatë natës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, tek Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve,  në drejtim të zyrtarëve policor që ndodheshin në detyrë zyrtare (njësia në pikë statike), nga persona deri tani të panjohur është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes. Njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit.”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër ditët e fundit është raportuar për automjete me targa të Kosovës të cilëve iu është vënë flaka në Veri të Kosovës. Tensionet u shtuan sërish pas takimit të Kurtit dhe Vuçiç në Ohër.