minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Tensione gjatë natës/ Digjen disa kamionë në një barrikadë në veri të Kosovës

0

Disa kamionë me të cilët ishte bllokuar rruga në lokacionin e njohur si Shkëmbi i Dudës në Mitrovicë të Veriut janë djegur gjatë natës. Ekipi i Radios Evropa e Lirë është në vendin e ngjarjes dhe sjellë këto fotografi të kamionëve të djegur. Deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar për djegin e tyre. REL ka kontaktuar Policinë e Kosovës mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje Këta kamionë ishin vendosur në këtë vend më 27 dhjetor, kur grupe të serbëve vendosën barrikada të reja në rrugët e veriut.

 

Djegia e këtyre kamionëve ndodh pikërisht në ditën kur pas 20 ditësh bllokimi pritet që të largohen barrikadat nga rrugët e katër komunave veriore Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Lajmi për largimin e barrikadave u bë i ditur mbrëmjen e 28 dhjetorit, pasi presidenti i Serbisë, takoi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. Largimi i barrikadave ishte kushtëzuar me lirimin nga paraburgimi të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq i cili u arrestua për dyshimet se kishte organizuar sulmin e kryer ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Kosovës në pjesën veriore në fillim të muajit dhjetor.

Advertisement

 

 

Pantiq u lirua dje nga paraburgimi pasi iu zëvendësua masa me atë të arrestit shtëpiak. Në një protestë që u zhvillua në fshatin Rudarë të Zveçanit, përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës vendosën edhe kushte të tjera për heqjen e barrikadave përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit